Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

 

http://www.unich.it/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Kohëzgjatja:

 

  • 5 ditë (+ 2 ditë udhëtimi);

 

Fushat e shkëmbimit:

  • Ekonomi;
  • Shkenca sociale;

 

https://en.unich.it/node/147

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:x:/r/personal/iro_unitir_edu_al/_layouts/15/Doc.aspx?sourcedoc=%7B3AEDC440-0B65-4C88-9824-805484AA0E44%7D&file=ERASMUS%C2%A0%20KA%20171%20-%20UDA%20-%20positions%20available.xlsx&action=default&mobileredirect=true

Stafi aplikues mund të kontaktojë për aspektet akademike me profesorin pritës (bazuar tabelës).

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, duhet të citoni emrat e universiteteve dhe periudhat e kryerjes së mobiliteteve);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/mobility-agreement-teaching-2024.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 05 Nëntor 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!