Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Nicolaus Copernicus në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin Nicolaus Copernicus në Poloni.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Fushat e shkëmbimit:
–Gjuhë Angleze;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Periudha 29 qershor – 3 korrik 2026.
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 Eur/ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 10 Qershor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
