Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Clermont Auvergne, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Clermont Auvergne, Francë. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Clermont Auvergne, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Clermont Auvergne, Francë.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Clermont Auvergne, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Clermont Auvergne, Francë.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin Clermont Auvergne në Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

 

https://www.uca.fr/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

 

Fushat e shkëmbimit:

 

  • Gjuhë Frënge;

 

https://www.uca.fr/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

 

Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën shkurt – prill 2022.

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën frënge);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën frënge);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 24 Nëntor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!