Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Clermont Auvergne, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Clermont Auvergne, Francë.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin Clermont Auvergne në Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
- Gjuhë frënge;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën frënge);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën frënge);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni emrat e universiteteve dhe periudhat kur janë kryer mobilitetet e mëparshme);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/mobility-agreement-teaching-2024.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 23 Tetor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!