Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin e Poitiers në Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2022 – 2023.
https://www.univ-poitiers.fr/en/
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
- Personel akademik që drejton / përgjigjet / mbulon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kërkimin shkencor, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
- Gjuhë frënge;
- Gjuhë gjermane;
- Gjuhë angleze.
https://www.univ-poitiers.fr/en/
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën shkurt 2023.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi;
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 16 Janar 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!