Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

https://en.unibg.it/

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

Fushat e mësimdhënies:

  • Ekonomiks;

 

Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve të ofruara, referohuni linkut:

https://didattica-rubrica.unibg.it/elenco-insegnamenti

https://en.unibg.it/study/attendance/courses-list

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer / jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Application form, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Application-Form_Teaching-mobility.rtf

 

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Proposed-Programme_Teaching-mobility-1.rtf

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 31 Tetor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!