Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për vitin akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për vitin akademik 2020-2021

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për vitin akademik 2020-2021

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për vitin akademik 2020-2021.

https://eurep.auth.gr/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;

Kohëzgjatja:

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve(stafi akademik) (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

-Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:

https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international

 

– Plani i mobilitetit*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EQM62ekVVWdPiBIOdRfUpRsBPtmjgS9qNTZ2tHKhpwzEsQ?e=TcsrLm

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EfdfRJ6o-4hAshDRGhxxg7QBqOf02DEilDCY4-nzNjVAcg?rtime=4ZNxdix72Eg

 

*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 10 Nëntor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!