Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët dhe personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Konsorciumin MIND 24, Portulagi (Universiteti i Portos, Universiteti Aveiro, Universiteti Minho dhe Universiteti Trásos-Montes e Alto Douro), për vitin akademik 2026-2027.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe personelin me kohë të plotë, për vitin akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e studentëve;
– Shkëmbimin e personelit me kohë të plotë.
Afati për aplikim: 01 Korrik 2026.
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://mindicm24.up.pt/apply
Guida e aplikimit: https://mindicm24.up.pt/
Për katalogun e lëndëve: https://mindicm24.up.pt/courses
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
