Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin me kohë të plotë, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e studentëve (1 semestër);

-Shkëmbimin e stafit (5 + 2 ditë);

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);

-Kompensimi ditor për stafin (160 Euro/ditë);

-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)

 

Afati për aplikim: 15 Mars 2020 ora 12 p.m (sipas orës spanjolle)

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

 

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://uvamobplus.uva.es/publico/inicio

Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut:

https://uvamobplus.uva.es/publico/courses

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:

https://uvamobplus.uva.es/files/61356/CALL_INCOMING_2021_EN.pdf

 

Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ në UT.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!