Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 - 2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për trajnim për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.

https://adrasan.akdeniz.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për Traineeship;

Kohëzgjatja e bursave:

 

  • 2 muaj;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV (në gjuhën angleze / turke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

 

– Dokumenti Learning Agreement për Traineeship:

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EWirm5jkZqlBo1oPX_wfEyoB3Rz7x_O_E0LYgm0FRB1Mag?e=A50WXq

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / turke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Diplomë e nivelit Bachelor;

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

 

– Dokumenti Learning Agreement për Traineeship:

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EWirm5jkZqlBo1oPX_wfEyoB3Rz7x_O_E0LYgm0FRB1Mag?e=A50WXq

Afati për aplikim: 21 Prill 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!