Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
– Administrim biznesi;
– Gjuhë e huaj;
– Psikologji;
– Kimi;
– Shkenca të Natyrës (Matematikë dhe statistikë);
– Sociologji dhe studime kulturore.
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:
https://ebs.cu.edu.tr/en/general-info/list-of-programmes-offered/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit); për studentët master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose angleze, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 18 Qershor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
