Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (6 muaj);                                                                          

– Master (6 muaj);

Fushat e studimit:

-Histori dhe Arkeologji;

-Filozofi dhe Etikë;

-Gjuhë e Huaj;

-Ekonomiks;

-Shkenca Politike;

-Psikologji;

-Sociologji;

-Gazetari;

-Kontabilitet;

-Financë-Bankë;

-Marketing;

-Administrim Biznes;

-Punë Sociale;

-Drejtësi;

-Biologji;

-Biokimi;

-Kimi;

-Fizikë;

-Matematikë;

-Statistikë;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.unibo.it/it

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Letër motivimi (gjuhën Angleze/Italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Informacioni gjëndet në format PDF, “Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020”

Apliko Online në Thirrje 

Afati për aplikim: 21 Tetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!