Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg (Kliko këtu)
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
https://wwwen.uni.lu/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
- Financë;
- Ekonomiks;
Për më shumë informacion klikoni në adresën:
https://wwwen.uni.lu/students/mobility/incoming_exchange_students
Për kurset në gjuhen angleze klikoni në linkun:
https://wwwen.uni.lu/international/courses_taught_in_english
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën EN/FR/DE/LU);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën EN/FR/DE/LU në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (EN/FR/DE/LU niveli B2 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement (minimumi 20 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Luksemburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 24 Shtator 2020
Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!