Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026 – 2027.
https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime, internship;
Kohëzgjatja e bursave:
- Bachelor (1 semestër, Mars – Korrik 2027);
- Master (1 semestër, Mars – Korrik 2027).
Fushat e studimit:
- Ekonomi;
- Gjuhë e huaj;
Për më shumë informacion mbi lëndët në gjuhën angleze klikoni në adresën:
Për informacion mbi Internshipin e ofruar për studentët klikoni në adresën:
Studentët që aplikojnë për Internship duhet që krahas internshipit (10 ECTS) të kryejnë edhe lëndë akademike për të përmbushur 30 ECTS.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët + 250 EUR në muaj për studentët që bëjnë pjesë në grupin “fewer opportunities”, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionin verifikues);
- Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
- CV;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
- Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane);
- Letër motivimi (në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
- Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose gjermane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
- Dokumenti Learning Agreement* (studentët duhet të plotësojnë minimalisht 30 ECTS dhe në UT duhet të njihen minimalisht 20 ECTS)
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
- CV (në gjuhën angleze/ gjermane);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të programit të studimit);
- Diplomë e nivelit Bachelor;
- Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të programit të studimit);
- Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të programit të studimit);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të programit të studimit;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/ Gjermanisht në varësi të programit të studimit);
- Learning Agreement* (studentët duhet të plotësojnë minimalisht 30 ECTS dhe në UT duhet të njihen minimalisht 20 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 13 nëntor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
