Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 - 2024. Afati për aplikim: 01 Nëntor – 19 Nëntor 2023, ora 23:59 (turkish time) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024. Afati për aplikim: 01 Nëntor – 19 Nëntor 2023, ora 23:59 (turkish time)

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024. (Kliko këtu për njoftimin në format pdf, THIRRJA Sivas Cumhuriyet 23.10.2023 )

https://www.cumhuriyet.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime:

Për më shumë informacion mbi thirrjen e hapur nga universiteti pritës:

https://cumhuriyetedutr-my.sharepoint.com/personal/erasmus_cumhuriyet_edu_tr/_layouts/15/onedrive.aspx?id=%2Fpersonal%2Ferasmus%5Fcumhuriyet%5Fedu%5Ftr%2FDocuments%2F%C4%B0lanlar%2F2023%2D10%2D09%20KA171%202023%20INCOMING%20STD%2Epdf&parent=%2Fpersonal%2Ferasmus%5Fcumhuriyet%5Fedu%5Ftr%2FDocuments%2F%C4%B0lanlar&ga=1

Kohëzgjatja e bursave:

– Mobilitet për studime Bachelor / Master (5 muaj, 15 Shkurt – 15 Korrrik 2024);

Fushat e studimit:

Studentët që janë njohës të gjuhës turke mund të zgjedhin lëndë nga të gjitha fakultetet e universitetit pritës, sipas linkut:

https://www.cumhuriyet.edu.tr/fakulteler

https://obs.cumhuriyet.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en

Kurse në gjuhën angleze ofrohen në Departamentin “English Language Teaching and English Language and Literature”.

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV (në gjuhën angleze / turke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

Gjatë aplikimit, të gjithë studentët duhet të dorëzojnë një rezultat të testit të gjuhës së huaj të marrë nga EU Academy. Testi do të zhvillohet online përmes linku të dhënë në thirrje brenda 40-50 minutave dhe do të përbëjë 25% të rezultatit përfundimtar të gjuhës. Çdo rezultat tjetër i provimit ose certifikatë nuk do të pranohet.

– Dokumenti “Previous Mobility”, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/05/Previous-Mobility-Statement-UT.docx

– Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / turke);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

-Certifikatë e gjuhës së huaj;

Gjatë aplikimit, të gjithë studentët duhet të dorëzojnë një rezultat të testit të gjuhës së huaj të marrë nga EU Academy. Testi do të zhvillohet online përmes linku të dhënë në thirrje brenda 40-50 minutave dhe do të përbëjë 25% të rezultatit përfundimtar të gjuhës. Çdo rezultat tjetër i provimit ose certifikatë nuk do të pranohet.

– Dokumenti “Previous Mobility”, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/05/Previous-Mobility-Statement-UT.docx

-Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 01 Nëntor – 19 Nëntor 2023, ora 23:59 (turkish time).

I gjithë procesi i aplikimit ktyhet online në linkun:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form-std/

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!