Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Vilnius, Lituani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Vilnius, Lituani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 (Kliko këtu)

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin e Vilniusit, Lituani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://www.vu.lt/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 -Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (5 muaj);

Fushat e studimit: 

– Gjuhë e Huaj;

– Gjuhë-Letërsi;

– Ekonomiks;

– Shkenca Politike;

– Psikologji;

– Sociologji dhe Studime Kulturore;

– Administrim-Biznes;

– Kontabilitet;

– Financë;

– Financë-Bankë;

– Menaxhim dhe administrim;

– Marketing;

– Shkenca natyre;

 

Për më shumë informacion referohuni linkut:

 

https://www.vu.lt/en/international-cooperation/erasmus-international-credit-mobility

 

Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Vilniusit klikoni në këtë link:

https://www.vu.lt/en/studies/exchange-students/courses-taught-in-foreign-languages

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin mujor për studentët (750 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

 

 

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Diploma Bachelor;

-Letër Motivimi në  gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/B2 ) 

-*Learning Agreement

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Vilniusit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 11 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *