Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në aktivitetin “Staff Week” që ky universitet do të organizojë në datat 21 – 25 Qershor 2021.

 

https://www.erasmus-vtu.bg/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit për trajnim;

 

Stafi që mund të aplikojë:

 

– IRO officers;

 

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (datat 21 – 25 Qershor 2021);

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim në jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 15 Qershor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!