Hapet thirrja për aplikime për “International Autumn School” të organizuar nga Rrjeti Universitar i Fëmijëve në Konfliktet e Armatosura i cili do të mbahet online nga data 4 deri më 19 Tetor 2021, për studentët e Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për “International Autumn School” të organizuar nga Rrjeti Universitar i Fëmijëve në Konfliktet e Armatosura i cili do të mbahet online nga data 4 deri më 19 Tetor 2021, për studentët e Universitetit të Tiranës.

Hapet thirrja për aplikime për “International Autumn School” të organizuar nga Rrjeti Universitar i Fëmijëve në Konfliktet e Armatosura i cili do të mbahet online nga data 4 deri më 19 Tetor 2021, për studentët e Universitetit të Tiranës.

 

Ky kurs i parë intensiv ndërkombëtar me temë “Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura dhe Rezoluta 1325 (2000) Gratë, Paqja dhe Siguria” është mbështetur dhe bashkëfinancuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Programi i kursit është zhvilluar me mbështetjen e Zyrës Evropiane të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura.

Përfaqësuesit e Universiteteve dhe qendrave kërkimore pjesë e Rrjetit Universitar do të marrin pjesë si ligjërues dhe së bashku me ta, do të ketë pjesëmarrje edhe nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë.

Kohëzgjatja e kursit  është 40 orë dhe do të mbahet on line nga 4 deri më 19 Tetor 2021 – (dy javë ,nga e hëna në të enjte plus dy ditë, për një total prej 10 ditësh).

Është parashikuar që pjesmarrësit të jenë nga vende dhe zona të ndryshme gjeografike të botës.  Për këtë arsye, diferenca në zonat kohore do të merret parasysh dhe kursi do të mbahet nga ora 14:30 deri në 18:30, në mënyrë që të lejojë çdo pjesëmarrës të marrë pjesë në të.

Kurset do të mbahen në gjuhën angleze dhe frënge.

Studentët që do ndjekin të paktën 70% të kursit do të pajisen me një certificate në përfundim të tij.

Kriteret për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës:

Kërkohet që pjesëmarrësit të kenë një background studimesh në fushën e Drejtësisë, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare ose Sociologjisë. Preferohet që pjesëmarrësit të kenë një Diplomë universitare (të paktën një BA ose ekuivalente me 3 vjet studime në këto disiplina) ose të ketë një përvojë ekuivalente profesionale në një nga fushat e sipërcituara.

Të diplomuarit e disiplinave të tjera do të merren parasysh në varësi të kurseve që kanë ndjekur.

Afati për aplikim: 20 Shtator 2021

Lista e studentëve të pranuar do të komunikohet më 25 shtator.

Më poshtë gjendet formulari i aplikimit dhe agjenda e aktivitetit

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Application-form_Autumn-School-4-19-October-2021-1.pdf
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Autumn-School_4-19-October-2021_Programme-1.pdf

 

Aplikimi duhet bërë on line në adresën e-mailit si më poshtë:

autumnschool2021@gmail.com

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!