Hapet thirrja për aplikime për personelin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Aveiro (Konsorciumi AMIGO), në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Aveiros, në Portugali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e personelit akademik për mësimdhënie / trajnim;
Fusha e shkëmbimit:
– Environment and Sustainability
Katalogu i lëndëve:
https://www.ua.pt/en/courses/g/9
Kohëzgjatja e bursave:
– 10 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhat e kryerjes së mobiliteteve;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 02 Maj 2024
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!