Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, në Universitetin e Udine, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, në Universitetin e Udine, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, në Universitetin e Udine, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus+ është shtyrë  thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Udine, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

https://www.uniud.it/en/uniud-international?set_language=en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat e shkëmbimit:

 

– Drejtësi;

 

https://www.uniud.it/en/education/information/contacts-details#autotoc-item-undefined-6

Kohëzgjatja:

– 5 +2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim (160 Euro/dita);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni mobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënie. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 17 Mars 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!