Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
https://www.hnee.de/en/University/EberswaldeUniversity-for-Sustainable-Development-E1145.htm
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 +2 ditë;
Fushat e shkëmbimit:
- Ekonomi;
- Shkenca natyrore;
- Gjeografi
Për më shumë informacion mbi kurset e ofruara:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/StaffCall_SoSe2024.pdf
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (160 EUR);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / gjermane);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Registration form:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Registration-Form_STTA_ENG.pdf
– Plani i mobilitetit për trajnim / mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/MA-Training_171-.pdf
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/MA-Teaching-_71.pdf
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 20 Mars 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!