Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://hit.hnee.de/en/ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja:

– bazuar moduleve – për Training mobility;

– 1 javë – për Teaching mobility.

Për më shumë informacion mbi modulet e ofruara:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/my?id=%2Fpersonal%2Firo%5Funitir%5Fedu%5Fal%2FDocuments%2FStaffCall%5FModules%5FSoSe%2025%2Epdf&parent=%2Fpersonal%2Firo%5Funitir%5Fedu%5Fal%2FDocuments&ga=1 

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensim ditor;

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane; 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane); 

– Vërtetim punësimi; 

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Registration form:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Registration-Form_STTA_ENG-1.pdf 

– Plani i mobilitetit për trajnim / mësimdhënie; 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/b1.pdf 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/eb.pdf 

 

*Stafi akademik aplikues për mobilitet për mësimdhënie, duhet të ketë kontakt paraprak me një profesor pritës në Universitetin e Eberswalde, me të cilin duhet të ketë dakordësuar datat dhe temat që propozon të zhvillojë në mobilitet.

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 05 Shkurt 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!