Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salentos, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fusha e shkëmbimit:
– Drejtësi;
– Gjuhësi dhe Shkenca filologjike;
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
– Kompensim ditor (160 Euro/dita);
– Kostot e udhëtimit (180 Euro).
Thirrja e publikuar nga Universiteti i Salentos:
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë dhe procedura e aplikimit gjenden në linkun:
Afati për aplikim: 15 Shkurt 2023, ora 14:00.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!