Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.hs-koblenz.de/rac/index 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:

 

  1. a) Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):

 

Periudha: 02 prill 2024 – 31 maj 2024

 

Kurset:

 

Strategjitë e Biznesit Ndërkombëtar (Master – MA 04; Hënë 14:45 & Enjte 11:45)

Biznesi Ndërkombëtar – Inovacioni (Bachelor – B25.01; 2x2hrs Hënë 10:00 & Enjte 16:00)

Biznesi Ndërkombëtar – Inovacioni (Bachelor – B25.04 1 x 4 hrs Mërkurë 16 – 19:15)

 

Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:

 

  • Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose evente të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare e personelit mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;

 

  • Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.

 

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).

 

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);

– Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.

Afati për aplikim: 19 dhjetor 2023, ora 11:00 (German time).

Dokumentat duhen dorëzuar të  skanuara në  e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!