Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026- UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.hs-koblenz.de/rac/index

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:

a) Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja):

Periudha 1: 17 May 2027 – 15 July 2027;

Kurset:

  • B25.01 Intercultural Communication Group 1
  • B25.02 Intercultural Communication Group 2
  • Business Communication

Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:

  • Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose evente të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare e personelit mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;
  • Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli C1).

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
  • Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.

Afati për aplikim: 23.11.2026, ora 11:00 p.m. (German Time).

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes