Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:
- a) Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, gjuhë angleze, gjuhë gjermane):
Periudha: 02 nëntor 2023 – 19 janar 2024
Kurset:
B25.01 Komunikimi Ndërkulturor
B25.02 Komunikimi Ndërkulturor
B25.04 Seminar mbi Diversitetin Kulturor 2023
Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:
- Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose ngjarje të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;
- Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.
Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).
- b) Thirrje e hapur për mobilitetin afatshkurtër të stafit akademik (Fakulteti i Ekonomisë, fushat: Informatikë Ekonomike dhe Administrim biznesi):
Periudha: 01.11.2023 – 07.11.2023
Kurse:
B25.04 Seminar mbi Diversitetin Kulturor;
B25 Project Management & Business International (bashkë-mësimdhënie 2 seanca).
Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:
- Marrë pjesë si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose ngjarje të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;
- Mbajë një seminar informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.
Seminari dhe kurset zhvillohen në gjuhën angleze (niveli B2-C1).
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor;
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze ose gjermane);
– Deklaratë nëse aplikimi juaj është për mobilitet afatgjatë apo afatshkurtër;
Afati për aplikim: 14 Shtator 2023, ora 11:00 (German time).
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!