Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:
Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):
Kurset:
Periudha: 09.11.2026 – 23.11.2026
Kurset:
- B25.04 Seminar Embracing Cultural Diversity;
- B25 Project Management; International Business (co-teaching 2 sessions);
- tbc. Monte Carlo (co-teaching 2 sessions).
Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
- Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.
Afati për aplikim: 24 Shtator 2026, ora 10:00 (German time).
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
