Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:
Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik të Departamentit të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja :
Kurset:
Periudha: 28 Shtator 2026 – 26 Nëntor 2026
Fushat:
- 02 Project Management Group 1
- 03 Project Management Group 2
- Business Communication
Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
- Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.
Afati për aplikim: 10 Gusht 2026, ora 11:00 (German time).
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
