Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:
Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):
Kurset:
Periudha: 30 Mars 2027 – 28 Maj 2027:

Kurset:

  • Game Theory using Case Studies, M.A. course – Department of Economics and Social Sciences and Mathematics, Informatics and Technology
  • Linear Optimization, B.A. course – Department of Mathematics, Informatics and Technology

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).
Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
  • Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.

Afati për aplikim: 02.12.2026, ora 11:00 (German time).

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes