Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.utwente.nl/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fusha e shkëmbimit:

  • Ekonomi;

Tema e mësimdhënies: “Effective Leadership in Organizations”.

Përveç aktiviteteve të tyre mësimdhënëse, nga pedagogu pritet gjithashtu që të marrë pjesë si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose aktivitete të tjera ku ekspertiza ndërkombëtare mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin.

Periudha:

  • 23.11.2026 – 03.12.2026;

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor;
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Skema e propozuar e kursit për kursin e cituar (sipas temës).

Afati për aplikim: 30 Tetor 2026.

Dokumentat duhen dorëzuar në adresën email: r.b.rajah@utwente.nl duke vendosur në cc edhe adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes