Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin IBA Kolding, Danimarkë, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin IBA Kolding, Danimarkë, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të

https://iba.dk/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë;

Fusha e shkëmbimit:

  • Business;
  • Marketing;
  • Multimedia Design (MMD);
  • AI;
  • Entrepreneurship & Design;
  • Innovation;
  • Global Competences, Intercultural and Cultural Understanding.

Për më shumë informacion:

https://iba.dk/international/international-weeks/

Pjesëmarrja në aktivitet do të ketë 3 ECTS.

Kohëzgjatja:

  • 5 + 2 ditë (qershor 2027, por datat e aktivitetit ende nuk janë përcaktuar);

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (190 Euro/dita);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Vëtëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
  • Një projekt propozim ku të përfshihet: Project title, Project case/challenge, Brief project description, Objectives and expected output, Learning outcomes and competences to be obtained from the week.

Afati për aplikim: 05 Nëntor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes