Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e mëposhtme në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Lista e universiteteve për aplikim:

 

Università Politecnica delle Marche – https://www.univpm.it/Entra/Engine/RAServeFile.php/f/erasmus/2025-2026/UNIVPM_FACT_SHEET_2025-26.pdf

 

Università di Camerino – https://international.unicam.it/admissions/erasmus/incoming-students

 

Università degli Studi di Ferrara – https://www.unife.it/it/internazionale/venire/soggiorno/prima-di-arrivare-1

 

Università degli Studi di Macerata – https://www.ubu.es/sites/default/files/portal_page/files/i_macerat01_2025-26_factsheet.pdf

 

Università degli Studi di Messina – https://international.unime.it/mobility/incoming-mobility/erasmus-incoming-students-study

 

Università degli Studi di Milano-Bicocca – https://en.unimib.it/sites/sten/files/2025-02/info_sheet_25_26.pdf

 

Università degli Studi di Teramo – https://www.unite.it/UniTE/Engine/RAServeFile.php/f/FACTSHEET-I_TERAMO01__2025.pdf

 

Università degli Studi di Trieste – https://sites.units.it/internationalia/moduli/Information%20sheet%20Trieste.pdf

 

Università degli Studi di Urbino Carlo Bo – https://international.uniurb.it/gest/wp-content/files_mf/1747308238IURBINO01FACTSHEET20252026.pptx.pdf

 

Università degli Studi di Udine – https://www.uniud.it/en/uniud-international/incoming-exchange-students/before-arrival

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e shkëmbimit:

Bazuar katalogut të lëndëve të ofruara në secilin universitet:

Università Politecnica delle Marche – https://www.orienta.univpm.it/en/

Università di Camerino – https://international.unicam.it/courses

Università degli Studi di Ferrara – https://www.unife.it/en/come-to-study/degrees

Università degli Studi di Macerata – https://iro.unimc.it/en/students/incoming-students/incoming-exchange-students/didactics/courses-english

Università degli Studi di Messina – https://international.unime.it/mobility/incoming-mobility/erasmus-incoming-students-study

Università degli Studi di Milano-Bicocca – https://en.unimib.it/education/mobility-opportunities/course-catalogue-incoming-students

Università degli Studi di Teramo – https://unite.coursecatalogue.cineca.it/

Università degli Studi di Trieste – https://units.coursecatalogue.cineca.it/cerca-insegnamenti

Università degli Studi di Urbino Carlo Bo – https://www.uniurb.it/international/mobility-coming-to-urbino/course-catalogue

Università degli Studi di Udine – https://uniud.coursecatalogue.cineca.it/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;

– Kopje e diplomës (për studentët Master);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 04 Qershor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes