Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. Afati për aplikim: 06 Nëntor 2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. Afati për aplikim: 06 Nëntor 2023.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. (Kliko këtu për njoftimin në format pdf)

https://international.karatekin.edu.tr/en 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 109 ditë (datat 26.02.2024 – 14.06.2024)

Studentët duhet të kryejnë regjistimin online në linkun:

https://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_student

Studentët e nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht një mesatare 2.2 / 4 dhe studentët e nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht një mesatare 2.5 / 4.

Fushat e studimit:

– Matematikë (për studentët e nivelit Bachelor dhe Master);

– Ekonomiks (për studentët e nivelit Bachelor dhe Master);

– Shkenca politike dhe Marrëdhënie ndërkombëtare (për studentët e nivelit Master);

– Kimi (për studentët e nivelit Master);

– Biologji (për studentët e nivelit Master);

– Adminsitrim biznesi (për studentët e nivelit Master);

Për më shumë informacion referohuni linkut:

https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (275 EUR)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

– Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

– Application form, sipas linkut:

https://krtknadmn.karatekin.edu.tr/files/erasmus/ERASMUS%20APPLICATION%20FOR%20STUDENT%20-%20Copy%201.doc

-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Incoming-Student-Before-Mobility-for-Studies-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

-CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Application form, sipas linkut:

https://krtknadmn.karatekin.edu.tr/files/erasmus/ERASMUS%20APPLICATION%20FOR%20STUDENT%20-%20Copy%201.doc

-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Incoming-Student-Before-Mobility-for-Studies-1.docx

 

Afati për aplikim: 06 Nëntor 2023.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!