Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Charles, në Çeki, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
https://fsv.cuni.cz/en/exchange/life/practical-information
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
- Shkenca Politike;
- Shkenca Sociale;
- Marrëdhënie Ndërkombëtare;
- Studime Europiane;
Për katalogun e kurseve klikoni linkun:
Për informacion:
https://fsv.cuni.cz/en/exchange/info-exchange-students/academic-information/course-registration
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Letër pranimi paraprak nga universiteti pritës;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Charles lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Charles lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 31 Tetor 2024.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!