Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve që studiojnë Gjuhë Greke për të marrë pjesë në Erasmus Blended Intensive Programme “Mythical Thrace” 1-5 korrik 2024
Kohëzagjatja e bursave:
– 5+2 ditë udhëtim;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (70 EUR në ditë për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze/greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;
– Dokumenti Learning Agreement sipas formatit në linkun e mëposhtëm;
Learning Agreement – BIP Mythical Tharce.docx
Afati për aplikime: 20 Qershor 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!