Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Fushat e studimit:
– Drejtësi;
– Ekonomiks;
– Administrim biznesi;
– Mësuesi e gjuhës angleze.
https://www.anadolu.edu.tr/en/academics
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Studentët aplikanë të nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht mesataren 2.2/4
– Letër Motivimi, në gjuhën angleze;
– Application form:
– Housing application form:
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose anglese). Cerifikatat e pranuara nga universiteti pritës janë: TOEFL IBT, Pearson PTE, CPE (Cambridge Certificate in Proficiency English), CAE (Cambridge Certificate in Advance English); Në rast se aplikanti nuk posedon njërën prej këtyre certifikatave, mund të dorëzojë një deklaratë nga pedagogu i gjuhës së huaj, ku të citohet niveli i njohjes;
-*Learning Agreement (28-32 ECTS, ku numri i lëndëve të propozuara në universitetin pritës dhe numri i lëndëve që do të konvertohen në universitetin e origjinës duhet të jetë i njëjtë)
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Anadollit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Studentët aplikanë të nivelit master duhet të kenë minimalisht mesataren 2.5/4
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;
– Application form:
– Housing application form:
– Letër Motivimi, në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose anglese). Cerifikatat e pranuara nga universiteti pritës janë: TOEFL IBT, Pearson PTE, CPE (Cambridge Certificate in Proficiency English), CAE (Cambridge Certificate in Advance English); Në rast se aplikanti nuk posedon njërën prej këtyre certifikatave, mund të dorëzojë një deklaratë nga pedagogu i gjuhës së huaj, ku të citohet niveli i njohjes;
-*Learning Agreement (28-32 ECTS, ku numri i lëndëve të propozuara në universitetin pritës dhe numri i lëndëve që do të konvertohen në universitetin e origjinës duhet të jetë i njëjtë)
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Anadollit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 10 Korrik 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!