Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. (Afati për aplikim: 20 Nëntor 2023) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. (Afati për aplikim: 20 Nëntor 2023)

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. (Afati për aplikim: 20 Nëntor 2023)

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.um.si/en/home-page/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutemi referohuni linkut:

https://www.erasmusplus.um.si/international-students/application/course-catalogue/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze), për studentët e nivelit Master duhen dhe lista e notave e nivelit Bachelor;

– Kopje e diplomes së nivelit Bachelor (vetëm studentët Master)

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– CV (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj ( min Anglisht B1);

– Formularin e aplikimit;

– Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë;

– Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara;

– Deklaratën EMSO;

– Deklaratën GDPR;

Modelin e dokumenteve të mësipërme i gjeni në linkun:

https://www.erasmusplus.um.si/international-students/application/application-for-partner-countries/

-*Learning Agreement (minimumi 20 ECTS). Për këtë dokumenti duhet të regjistroheni në linkun: https://studentexchange.um.si/  (type mobility: CREDIT MOBILITY!)

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Afati për aplikim: 20 Nëntor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!