Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për pjesëmarrje në Shkollë Verore.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani, për pjesëmarrje në Shkollën Verore, me temë: “Decarbonisation of industry and energy supply through hydrogen – opportunities and risks of the green transformation”, i cili do të realizohet në formën e Blended Intensive Programme (BIP).
https://www.uni-saarland.de/nc/en/home.html
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD
Periudha:
- 5 – 11 korrik 2026;
Për më shumë informacion:
https://www.h2-saarland.de/wp-content/uploads/2026/03/summer-school-final-7-1.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze / gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit); (për studentët master / PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimit);
– Letër Motivimi, në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);
-*Learning Agreement (3 ECTS);
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 12 maj 2026, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
