Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sakarya të Shkencave të Aplikuara, në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sakarya të Shkencave të Aplikuara, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime / traineeship;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë.
Fushat e studimit:
- Gjuhë e huaj;
- Administrim biznesi;
- Matematikë.
Kohëzgjatja e bursave:
- 1 semestër;
Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve në gjuhën angleze referohuni linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/Course-Catalogue-of-Subu_0-1.xlsx
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);
– Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/7.Erasmus-Student-Application-Form.docx
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për studentët që aplikojnë për traineeship:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
-CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/7.Erasmus-Student-Application-Form.docx
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për studentët që aplikojnë për traineeship:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
– CV (në gjuhën angleze / turke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Master;
– Listë notash e nivelit Bachelor dhe Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Turkqisht B2);
– Një përshkrim të shkurtër të planit të punës së propozuar, të miratuar edhe nga udhëheqësi në UT;
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/7.Erasmus-Student-Application-Form.docx
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për studentët që aplikojnë për traineeship:
Afati për aplikim: 15 Dhjetor 2023.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!