Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.uma.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër (12.09.2026-12.02.2027);

– 3 – 5 muaj brenda semestrit akademik;

 

Fushat e studimit:

  • Drejtësi;
  • Ekonomi;
  • Shkenca komunikimi;
  • Shkenca natyrore;
  • Psikologji;
  • Gjuhë e huaj;
  • Histori – Filologji;
  • Punë sociale.

Klikoni linkun:

https://www.uma.es/departamentos/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);

– Listë notash e nivele të mëparshme të studimeve (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Malagas temë të njëjtë me atë që do të kryeni në fakultetin tuaj.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas personal përgjegjës në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

 

Afati për aplikim: 16 Qershor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes