Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Twente, në Hollandë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Twente, në Hollandë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Twente, në Hollandë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.utwente.nl/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Doktoraturë.

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër (17 Mars – 16 Shtator 2027);

Fushat e studimit:

  • Ekonomi;

Kriteret:

  • Aplikanti duhet të jetë student doktorature në Menaxhim me një interes të thellë në lidership në kontekstin e një vendi pune hibrid;
  • Aplikanti duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze të paktën në nivelin B2/C1 në të folur dhe të shkruar;
  • Aplikanti duhet të ketë njohuri shumë të mira të teorive tradicionale të lidershipit në biznes;
  • Aplikanti duhet të ketë dëshirë për të mësuar duke demonstruar ndershmëri dhe integritet të lartë akademik.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme për një aplikim të plotë:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Profil kërkimor (maksimumi 3 faqe): Përmbledhje e kërkimit në vazhdim, së bashku me një propozim kërkimor dhe objektiva afatshkurtra;
  • Punim shembull prej 10 faqesh.

 

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimin e tyre me email në: r.b.rajah@utwente.nl, duke vendosur në cc edhe adresën iro@unitir.edu.al/

Afati i fundit i aplikimeve: datë 01.07.2026, ora 11:00 a.m. CET.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni: r.b.rajah@utwente.nl.

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes