Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime / traineeship;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Llojet e bursave:
- Studentë Phd – 10 days Traineeship mobility;
- Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 3 muaj Study mobility;
- Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 2 muaj Traineeship mobility.
Fushat e studimit:
- Gjuhë e huaj;
- Histori;
- Shkenca politike;
- Biznes;
- Arkeologji;
- Gjuhë dhe Literaturë Turke.
Bursat përfshijnë:
- Studentë Phd – 10 days Traineeship mobility (79 Euro/dita + 309 Euro udhëtimi), total 1.099 Euro;
- Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 3 muaj Study mobility (800 Euro/muaj + 309 Euro udhëtimi), 2.709 Euro total;
- Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 2 muaj Traineeship mobility (800 Euro/muaj + 309 Euro udhëtimi), 1.909 Euro total.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze / turke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
– Listë notash (për studentët Master / PhD duhet përcjellë edhe listat e notave të nivelit të mëparshëm të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Turqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori në nivel departamenti, nga koordiantori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për traineeship klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 15 Maj 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
