Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

https://www.usc.gal/gl

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

– PhD.

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

Për studentët e nivelit Bachelor, mund të aplikojnë në të gjitha programet e studimit të gjithë studentët që janë njohës të gjuhës spanjolle në nivel B1, duke qenë se lëndët ofrohen në spanjisht.

Programet që mund të pranojnë studentë me nivelin B1 të gjuhës angleze janë:

Për studentët e nivelit Master, mund të aplikojnë në të gjitha programet e studimit të gjithë studentët që janë njohës të gjuhës spanjolle në nivel B1, duke qenë se lëndët ofrohen në spanjisht.

Programet që mund të pranojnë studentë me nivelin B1 të gjuhës angleze janë:

 

 

Gjithashtu, edhe pse kurset ofrohen kryesisht në gjuhën spanjolle, universiteti pritës mund të ofrojë mbështetje për realizimin e prezantimeve dhe projekteve në gjuhën angleze, për studentët e nivelit Master të programit Master në Kërkime Biomjekësore – https://www.usc.gal/en/studies/masters/health-sciences/master-biomedical-research

Lista e plotë e programeve master, përfshirë dhe ato të ofruara në gjuhën spanjolle:

https://www.usc.gal/en/studies/masters

Për studentët e nivelit PhD: https://www.usc.gal/en/studies/doctoral-programme

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle); për studentët e programeve master dhe PhD duhen përcjellë edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit;

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 27 Mars 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!