Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

http://www.ugr.university/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:

– 3 muaj;

Fushat e studimit:

https://internacional.ugr.es  

https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Listë notash të nivele të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Letër motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me gjuhët e huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://intl.ugr.es/docs/KA107/KA107_proySEPIE/KA107_proySEPIE_2019-1-ES01-KA107-063774_req_lang_en.pdf?1562926920

– Research plan, sipas linkut:

https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/documentos-incoming-ka107/01modeloplandetrabajoypreadmision

– Letër pranimi paraprake;

https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/documentos-incoming-ka107/03preadmisioneng

 

Afati për aplikim: 28 Mars 2023.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!