Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Poitiers, në Francë, në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2023-2024. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Poitiers, në Francë, në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Poitiers, në Francë, në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2023-2024.

https://www.univ-poitiers.fr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Doktoraturë;

Studentët aplikues duhet të plotësojnë këto kushte: 

    1. Të jenë studentë të rregjistruar në shkollën e doktoraturës të FEUT;
    2. Të jenë në vitin e dytë dhe ose të tretë të përgatitjes së tezës /studimit të doktoraturës;
    3. Të jenë punonjës efektivë me kontratë të plotë punësimi në FEUT;
    4. Të kenë njohje të mirë të gjuhës frënge dhe / ose të gjuhës angleze. Studentët me njohje të mirë të frëngjishtes kanë përparësi;
    5. Studentët aplikues duhet të kenë të miratuar nga shkolla e doktoraturës platformën e studimit dhe / ose fushën e studimit.

Kohëzgjatja e bursave:

– 3 muaj (me mundësi zgjatjeje edhe 3 muaj të tjerë, por jo të njëpasnjëshëm);

Fushat e shkëmbimit:

Bursat / mobilitetet, do të jenë në fushat si vijon:

  • Ekonomiks;
  • Manaxhim;
  • Financë;
  •  

* Për secilin student, drejtuesi i doktoraturës dhe Instituti i Administrimit të ndërmarrjeve caktojnë objektivat. Për secilin student, duhet përveç të tjerash që, gjatë periudhës së bursës, të përgatisë një punim / paper me profil kërkimor dhe shkencor brenda fushës së kërkimit. IAE e Poitiers, do të shqyrtojë mundësinë e publikimit të punimit në CEREGE.

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

– CV (në gjuhën angleze / frënge);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);

– Listë notash të nivele të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);

– Letër motivimi në gjuhën angleze / frënge;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Frëngjisht);

– Letër rekomandimi nga drejtuesi i tezës;

– Një përmbledhje të shkurtër (një gjysëm faqe) të fushës së studimit.

 

Afati për aplikim: 30 Nëntor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!