Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Vienës, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Vienës, në Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
– 2 deri në 3 muaj;
Fushat e studimit:
Biologji dhe shkencat e saj, mjedisi.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor sipas rregullave të Programit Erasmus+ KA171;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
– CV (në gjuhën angleze / gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
– Listë notash të nivele të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
– Letër motivimi në gjuhën angleze / gjermane;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Gjermanisht);
Për t’u njohur me gjuhët e huaja që pranohen nga Universiteti i Vienës referohuni linkut:
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 31 Tetor 2024.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!