Hapet thirrja për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, Itali. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, Itali.

Në kuadër të programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, për vitin akademik 2019-2020. (Print)

http://www.unina.it/home

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e mësimdhënies:

-Shkenca politike

– Të drejtat e njeriut;

-Marrëdhënie ndërkombëtare;

-Studime mbi paqen dhe konfliktet;

-Histori politike;

– Studime të politikave publike.

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 ditë (+ 2 ditë udhëtim);

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor  (160 EUR në ditë);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV(në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim punësimi në Gjuhën Shqipe;

– Vetëdeklarim nëse stafi ka kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ dhe nëse po,ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 10 Shkurt 2020

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!