Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + KA 2, për Projektin K-force për vitin akademik 2019-2020
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit, i cili merret me manaxhimin e projektit K-Force, për trajnim;
Universitetet në të cilat do të kryhet mobiliteti;
- Universiteti i Novi Sadit, Serbi – Mobilitet për Trajnim;
- Universiteti i Banja Lukës, Bosnje-Hercegovinë – Mobilitet për Trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtimi.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);
– Letër Suporti nga Koordinatori i Projektit;
– Plani i mobilitetit për Trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
Mobility Agreement Staff Mobility For Teaching
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 5 Shkurt 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!