Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Šiauliai State College, Lituani për vitin akademik 2019-2020. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Šiauliai State College, Lituani për vitin akademik 2019-2020.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Šiauliai State College, Lituani, për vitin akademik 2019-2020. (Print)

https://www.svako.lt/en

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Kohëzgjatja e bursave:

-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Fushat e mësimdhënies:

– Teknologji e sistemeve të Informacionit;

-Punë sociale;

-Administrim Biznesi;

-Turizëm.

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 30 Janar 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!