Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Perugias, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Perugias, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Perugias, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për studentët për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Perugias, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

https://www.unipg.it/en/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime ose punim të temës së diplomës;

 

*Studentët të cilët do të kryejnë punim/ kërkim të temës së diplomës, do t’a zhvillojnë mobilitetin e tyre në semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

  • Bachelor;
  • Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–  1 semestër;

 

Fushat e studimit:

 

  • Biologji dhe shkencat e saj;

 

Për t’u njohur  me  katalogun  e  programeve  të  studimit  të  ofruara  nga Universiteti i Perugias klikoni në linkun:

 

http://dsa3.unipg.it/en/aeb

 

http://www.med.unipg.it/ccl/Biotechnological_Sciences/

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

 

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 

  • CV (në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

  

   –       Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Italisht A2 në varësi të programit të studimit);

 

  • *Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

 

  • CV (në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti të nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

  

   –       Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Italisht A2 në varësi të programit të studimit);

 

–          *Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 29 Korrik 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!